Ndërlidhjet

Verdikti final për Mubarakun në qershor


Protestë e mbështetësve të Mubarakut, Kajro, 22 shkurt, 2012
Protestë e mbështetësve të Mubarakut, Kajro, 22 shkurt, 2012
Verdikti final në gjyqin kundër presidentit të rrëzuar të Egjiptit, Hosni Mubarak, është caktuar për 2 qershor.

Gjykatësi e ka bërë të ditur këtë në seancën e fundit të procesit gjyqësor shtatë-mujor.

Mubarak, që ka udhëhequr Egjiptin për 30 vjet, akuzohet për përfshirjen në vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes që e detyruan atë të largohet nga pushteti në shkurt të vitit të kaluar.

Më shumë se 800 njerëz qenë vrarë gjatë kryengritjes, shumë nga ta protestues të qëlluar nga forcat e sigurisë.

Prokuroria po kërkon dënim me vdekje për Mubarakun.

Ministri i tij i brendshëm dhe gjashtë zyrtarë tjerë të lartë janë gjykuar në të njëtin proces.

Mubarak, djemtë e tij Gamal dhe Ala, si dhe një i afërt i tyre po gjykohen në një rast tjetër gjyqësor, nën akuzat për korrupsion.
XS
SM
MD
LG