Ndërlidhjet

Mekejn: Bota ta ndihmojë Sirinë, siç e ndihmoi Kosovën


Senatori amerikan, Xhon Mekejn

Senatori amerikan, Xhon Mekejn

Senatori republikan Xhon Mekejn tha se bota duhet t’i ndihmojë sirianëve dhe ta ndalojë “masakrën” atje, ashtu siç i erdhi në ndihmë popullit të Kosovës dhe të Bosnjes.

Ai po ashtu përsëriti se opozitës siriane duhet t’i jepen armë për ta mbrojtur veten nga forcat e presidentit Bashar al-Asad.

“Bota i erdhi në ndihmë popullit të Kosovës. Bota i erdhi në ndihmë popullit të Bosnjes.
Sirianët po vriten dhe bota duhet t’i ndihmojë këtyre njerëzve”, ka thënë Mekejn në një konferencë për gazetarë gjatë një vizite në Tripoli të Libisë.

Mekejn tha se është koha që t’i ndihmohet opozitës siriane, e cila po mbrohet nga forcat e Asadit.

Komentet e tij vijnë në kohën, kur në Siri nga dhuna e fundit e forcave qeveritare u vranë 100 persona, në mesin e tyre edhe gazetarja e njohur amerikane, Mari Kolvin.
XS
SM
MD
LG