Ndërlidhjet

logo-print

Nxirren trupa tjerë nga Kosta Konkordia


Anija e përmbysur, Kosta Konkordia

Anija e përmbysur, Kosta Konkordia

Ekipet e kërkimit kanë nxjerrë tetë trupa nga anija e fundosur e udhëtarëve, e cila u përplas për shkëmbinj në muajin e kaluar në bregdetin perëndimor të Italisë.

Fillimisht u raportua për nxjerrjen e katër viktimave.

Zyrtarët thanë se trupat po transferohen në një spital për identifikim, proces ky që mund të marrë disa ditë.

Anija Kosta Konkordia bartte më shumë se 4 mijë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur u përplas në shkëmbinj më 13 janar.

Para njoftimit të së mërkurës, qe raportuar për 17 njerëz të vdekur, ndërsa për 15 të zhdukur.

Prokurorët italianë po e hetojnë kapitenin e anijes dhe zëvendëisn e tij, derisa, ekipet po heqin naftën nga rezervuaret e anijes për të shmangur një katastrofë mjedisore.

Dhjetëra të mbijetuar kanë lansuar padi kundër kompanisë së anijes në Francë, Gjermani dhe Shtete të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG