Ndërlidhjet

SHBA qorton Iranin


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karnei

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karnei

Shtëpia e Bardhë kritikoi Iranin për dështimin e misionit të Agjencisë së OKB-së për Energjinë Bërthamore, duke thënë se kjo tregon refuzimin e sërishëm të Teheranit për t’iu bindur obligimeve ndërkombëtare në lidhje me programin e tij bërthamor.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karnei tha se SHBA po vazhdon të analizojë qëllimet e Iranit, pas letrës së dërguar kryediplomates evropiane, Kethrin Eshton në javën e kaluar, e cila rriti shpresat për rinisjen e bisedimeve me fuqitë botërore.

“Ky veprim i Iranit, sugjeron se ata nuk kanë ndryshuar sjelljen në lidhje me bindjen ndaj obligimeve ndërkombëtare”, ka thënë Karnei, duke shprehur keqardhjen për dështimin e misionit të ANEB-it.
XS
SM
MD
LG