Ndërlidhjet

AI: Gjysmë milioni afganë të pastrehë


Fëmijë të zhvendosur qëndrojnë afër një kampi refugjatësh në Kabul, Shkurt, 2012

Fëmijë të zhvendosur qëndrojnë afër një kampi refugjatësh në Kabul, Shkurt, 2012

Amnesty International tha se lufta i ka lënë gjysmë milioni të pastrehë në Afganistan. Në një raport të ri, grupi për të drejtat e njeriut tha se rreth 400 persona kërkojnë strehim në kampet e përkohshme në vend për çdo ditë.

Gjendja e tyre është përkeqësuar, sipas Amnesty International, nga neglizhenca e qeverisë dhe ajo ndërkombëtare.

Raporti i bën thirrje qeverisë që të heqë kushtet e vendosura për ndihmën humanitare, ndërsa donatorëve ndërkombëtarë që të “sigurojnë se ndihma e tyre humanitare adreson nevojat e të zhvendosurve të brendshëm.

Vetëm Kabuli strehon deri në 35 mijë persona të zhvendosur në kampet rreth qytetit. Shumë nga ta thuhet se kanë ardhur në kryeqytet për t’i ikur konfliktit në vendet tjera të shtetit.
XS
SM
MD
LG