Ndërlidhjet

OKB dërgon "së shpejti" shefen humanitare në Siri


Tank sirian afër Damaskut

Tank sirian afër Damaskut

Kombet e Bashkuara thanë se shefja humanitare e saj Valeri Amos do të shkojë së shpejti në Siri me shpresë, se do të sigurojë qasje për punëtorët humanitarë të cilët po përpiqen të dërgojnë ndihma për njerëzit që kanë mbetur të ngujuar në zonat e konfliktit.

Forcat besnike të presidentit Bashar al Asad kanë vazhduar sulmet e tyre kundër opozitës në Homs, ku vetëm të mërkurën raportohet për 80 të vrarë, përfshirë 2 gazetarë perëndimorë.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi e përshkruajti vdekjen e dy gazetarëve, fotoreporterit francez Remi Ochlik dhe amerikanes Mari Colvin të Sunday Times-it, si një vrasje dhe tha se epoka e Asadit duhet të mbarojë.

Uashingtoni i dënoi vrasjet e gazetarëve dhe tha se kjo dëshmon “një shembull tjetër të brutalitetit të paturp të regjimit të Asadit”.

Moska tha se “kjo ngjarje tragjike edhe njëherë konfirmon nevojën e të gjitha palëve në konflikt në Siri, që t’i japin fund dhunës.
XS
SM
MD
LG