Ndërlidhjet

Vestervele në Beograd, bën presion për Kosovën


Ministri i jashtëm gjerman, Guido Veatervele
Ministri i jashtëm gjerman, Guido Veatervele
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Vestervele pritet të vizitojë të enjten Beogradin, me qëllim që t’iu bëjë presion autoriteteve serbe, që të shkojnë përpara në bisedimet me Kosovën dhe të përmbushin kushtet e Bashkimit Evropian, po që se dëshirojnë të marrë kandidaturën, njofton agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Gjatë kësaj vizite ai pritet të takojë presidentin Boris Tadiq.

Vizita vjen në kohën kur brenda BE-së ka përçarje nëse i duhet dhënë Serbisë statusi i kandidatit.

Bashkimi Evropian e shtyu atë vendim nga dhjetori në mars, për t’i dhënë Serbisë më shumë kohë për të bërë përparim në bisedimet me Kosovën.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja, kanë rifilluar të mërkurën në Bruksel, pas një ndërprerje disamuajshe.

Bashkimi Evropian dëshiron të shohë raporte të normalizuara mes Serbisë dhe Kosovës së banuar me shqiptarë etnikë, e cila shpalli pavarësinë katër vjet më parë, shkruan DPA.
XS
SM
MD
LG