Ndërlidhjet

Hiqet barrikada në zonën neutrale

  • RFE /RL

Pamje nga veriu/ foto nga arkivi

Pamje nga veriu/ foto nga arkivi

Në zonën neutrale mes Kosovës e Serbisë, afër pikës kufitare në Jarinë, dhjetëra persona të panjohur e kanë hequr barrikadën si dhe kanë prishur tendën në të cilën kujdestaronin serbët, njoftojnë mjetet serbe të informimit.

Raportohet se personat që kanë hequr barrikadën kanë ardhur nga drejtimi i Rudnicës, ndërsa në kokë kanë pasur maska.

Nuk raportohet për incidente gjatë largimit të barrikadës që gjendej në zonën neutrale të territorit të Serbisë.

Barrikadat në pjesën veriore të Kosovës janë ngritur nga serbët që nga vera e kaluar, si reagim ndaj dërgimit të policëve dhe doganierëve kosovarë në pikat kufitare me Serbinë.(a.i.)
XS
SM
MD
LG