Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 23 shkurtin në vite…


Ilustrim
Ilustrim

1954 - Fillon dhënia e vaksinës së poliomielitit për fëmijët.

303 - Perandori Diokleciani urdhëroi persekutimin e përgjithshëm e të krishterëve në Romë.

1540 - Eksploruesi spanjoll Francisko Vaskuez de Koronado, filloi kërkimin e tij të pasuksesshëm për shtatë qytetet e bërë nga ari në jugperëndim të Amerikës.

1574 - Lufta e pestë fetare shpërthen në Francë.

1821 - Poeti Xhon Kits vdes nga tuberkulozi në moshën 25 vjeçare.

1846 - Këmbana e Lirisë bie për herë të fundit në histori, për të shënuar ditëlindjen e presidentit Xhorxh Uashington.

1847 - Forcat e udhëhequra nga Zakari Tejllor mposhtën meksikanët, në Betejën e Buena Vistas.

1854 - Britania e Madhe zyrtarisht njeh pavarësinë e shtetit Orange Free.

1938 - Dymbëdhjetë aeroplanë luftarakë kinezë bombardojnë Japoninë.

1947 - Qindra organizatorë nazistë u arrestuan në Frankfurt nga forcat amerikane dhe britanike.(g.k.)
XS
SM
MD
LG