Ndërlidhjet

Tubim pro Putinit


Tubim pro Putinit, Moskë, 23 shkurt, 2012
Tubim pro Putinit, Moskë, 23 shkurt, 2012
Policia ruse tha se rreth 30 mijë njerëz po marrin pjesë në një tubim në qendër të Moskës në mbështetje të kryeministrit rus Vlladimir Putin në garën e tij për president.

Tubimi po mbahet vetëm një javë para zgjedhjeve presidenciale te 4 marsit.

Sondazhet si dhe analistët thonë se Putini do ta ketë të lehtë fitoren.

Tubimi i sotëm është organizuar nga Fronti Popullor i të gjithë Rusëve, një grup i individëve dhe organizatave që u shfaq në vitin e kaluar në mbështetje të kandidaturës së tij për president.

Putin, që është në pushtet qe 12 vjetët e kaluar, së fundi është përballë me një seri protestash kundër udhëheqjes së vazhdueshme të tij në Rusi si dhe për shkak të zgjedhjeve parlamentare te dhjetorit, të cilat u përcollën me parregullsi.
XS
SM
MD
LG