Ndërlidhjet

Sulmohen bazat amerikane në Afganistan


Protestë në Afganistan
Protestë në Afganistan
Qindra afganë të zemëruar kanë sulmuar bazën amerikane në provincën lindore të Lagmanit, duke gjuajtur gurë, për të shfryrë mllefin ndaj asaj që zyrtarët amerikanë thanë se ka qenë djegie aksidentale e kopjeve të Kuranit në filim të kësaj javë, në një bazë të NATO-s.

Një fotoreporter i Associated Press ka thënë se qindra persona kanë marshuar drejt selisë qendrore të një ekipi ndërtimi të SHBA-së në qytetin Mehtar Lam, pasi që kishin marrë pjesë në një protestë në të cilin janë grumbulluar 2 mijë vetë.

Raportohet se forcat afgane kane shkrepur armët në ajr për të parlajmëruar turmën që të shëprndahet. Nuk ka informacione për viktima.

Incidenti vjen pas thirrjes së talibanëve që afganët të vënë në shënjestër bazat ushatarake dhe konvojet e trupave të huaja, duke u kërkuar që “t’i vrasin, rrahin dhe t’i zënë robër”- si kundërpërgjigje ndaj djegies së Kuranit.
XS
SM
MD
LG