Ndërlidhjet

Recesion i ulët në eurozonë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Bashkimi Evropian pret që ekonomia e eurozonës 17 anëtarëshe të pësojë një recesion të ulët në këtë vit, me gjithë shenjat e stabilizimit, në veçanti të tregjeve financiare.

Në projektimet e fundit, Komisioni Evropian parasheh një tkurrje prej 0.3 për qind të ekonomisë së eurozonës, me Greqinë e cila udhëheq me një rënie prej 4.4 për qind.

Komisioni pret që Belgjika, Spanja, Italia, Qiproja, Holanda dhe Sllovenia të pësojnë tkurrje ekonomike krahas Greqisë e Portugalisë.

Ndërsa në bllokun 27 anëtarësh të BE-së, ku përfshihen edhe vendet që nuk janë anëtare të eurozonës, si Britania e Suedia, pritet një performansë e pandryshuar nga viti i kaluar.
XS
SM
MD
LG