Ndërlidhjet

Rifillon takimi në Bruksel


Bruksel, 2011
Bruksel, 2011
Ka rifilluar rreth orës 10 të mëngjesit dita e dytë e raundit të ri të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në selinë e BE-së në Bruksel.

Edhe sot shefja e delegacionit kosovar Edita Tahiri iu ka shmangur gazetarëve, duke hyrë në ndërtesë jo nga dera kryesore nëpër të cilën hyjnë delegacionet, por përmes një hyrjeje tjetër.

Ndërkohë, shefi idelegacionit serb, Borko Stefanoviq ka thënë se Serbia do të “bëjë çmos që të arrihet marrëveshja për bashkëpunbimin rajonal”, por gjithnjë duke respektuar "Kushtetutën e Serbisë, Rezolutën 12 44 dhe interesat kombëtare serbe.”

Ai ka thënë se edhe në ditën e djeshme pala serbe ka qenë me konstruktive, por sipas tij, pala kosovare ka këmbëngukur në disa çështje të papranueshme për Serbinë.

Ndryshe, në Bruksel, raportohet për intensifikim të konsultimeve për t’i dhënë Serbisë statusin e kandidatit.

Disa shtete, si Franca, Italia dhe Austria kanë kërkuar nga shtetet tjera që t’i japin Serbisë statusin e kandidatit, me qëllim që të rikonfirmohet vazhdimi i procesit të zgjerimit.

Ndryshe, marrëveshja për bashkëpunim rajonal, përkatësisht mënyra se si Kosova do të përfaqësohet në nismat rajonale, ka qenë një ndër pikat më të nxehta të këtij raundi të dialogut, meqë nga arritja e kësja marrëveshjeje dhe zbatimi i atyre të deritashme, varet edhe kandidatura e Serbisë.

Qysh para nisjes së delegacionit kosovar në Bruksel, ka qenë e diskutueshme çështja e fusnotës, që do të përdoret për ta përfaqësuar Kosovën në nismat rajonale.

Pala kosovare është pajtuar që të shkojë me formulën e përmendjes së Rezolutës 12 44, Deklaratës së GJND-së dhe Deklaratës së Pavarësisë.

Por, Beogradi zyrtar, ndërsa pajtohet me dy të parat, hedh poshtë përmendjen e Deklaratës së Pavarësisë në fusnotë.

Ka qenë mospajtimi për bashkëpunimin rajonal, ai që ka bërë që bisedimet të ndërpriten në fund të vitit të kaluar.

Dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së ka filluar në marsin e vitit të kaluar, gjatë të cilit janë arritur disa marrëveshje, por ende lë për të dëshiruar zbatimi i tyre
XS
SM
MD
LG