Ndërlidhjet

logo-print

Tanja Fajon në Kosovë


Raportuesja e Parlamentit Evropian për çështjet e vizave, Tanja Fajon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për çështjet e vizave, Tanja Fajon

Europarlamentarja Tanja Fajon po qëndron sot në KOsovë.

Ajo është takuar me kryeministrin Hashim Thaçin, i cili e ka falenderuar "për lobimin e saj në drejtim të përshpejtimit të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën".

Në takim, sipas një njoftimi të qeverisë, kryeministri Thaçi vlerësoi "punën e Parlamentit Evropian në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe u shpreh se kjo është një gjë pozitive jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin, në shërbim të stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit".

Eurodeputetja Tanja Fajon, citohet të ketë thënë se këto muajt e fundit, janë bërë hapa të mëtejshëm përpara në plotësimin e kritereve të kërkuara për fillimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Ndryshe edhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj pret sot raportuesen e Parlamentit Evropian për çështjet e vizave, Tanja Fajon.

Takimi zhvillohet një ditë pasi që autoritetet evropiane në Prishtinë thanë se me përkrahjen e modelit të fundit për formën e përfaqësimit të Kosovës në nismat dhe forumet rajonale Kosovës do t’i hapej rruga për në Bashkimin Evropian.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, përmendi të mërkurën një pako evropiane për Kosovën, e cila do të mundësonte edhe relaksimin e qëndrimeve të pesë shteteve evropiane që nuk e kanë njohur atë.

“Kjo do të jetë një ndihmë kruciale edhe brenda vet BE-së lidhur me pesëshen që s’e njeh Kosovën, në vazhdimin e agjendës evropiane në mënyrë që në ditët e ardhshme, ne nga BE-ja të jemi në gjendje t’ia japim Kosovës një pako evropiane me të cilën do të tregohet se ka një rrugë të qartë evropiane për Kosovën”, u shpreh Zhbogar.
XS
SM
MD
LG