Ndërlidhjet

logo-print

EULUP: Nuk ka raport final për kontaminim të tokës


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Të dhënat e një raporti të projektit EULUP-it, të publikuara në mediat kosovare, në të cilën thuhet se toka bujqësore e Kosovës është e kontaminuar, janë të dhëna ende ta pamiratuara.

Projekti që mban emrin "Mbështetje e Mëtutjeshme Shfrytëzimit të Tokës" (EULUP) është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Alush Sadikaj nga EULUP, thotë se ende nuk kanë raport final rreth çështjes aq shumë të përfolur.

“Raporti në fjalë ekziston, por akoma është në përpunim e sipër. Raporti nuk është final, ai është ende në diskutim mes palëve dhe më vonë do të shihet se a do të aprovohet apo jo. Të dhëna që kanë dalë në publik janë të një draft raporti, të cilat nuk janë të miratuara”, thekson Sadikaj.

Sadikaj shton se ende nuk dihet se kur do të publikohet raporti final, pasi që siç thotë ai, kjo varet nga palët e përfshira në këtë raport siç është zyra e Komisionit Evropian në Kosovë, Ministritë etj.

Draft raporti i cili ishte publikuar në media vendore tregonte se toka e Kosovës është e kontaminuar. Ky raport i papublikuar ende nga projekti EULUP ka ngritur reagime të shumta në Kosovë. Zyrtarë të institucioneve të Kosovës kishin thënë se ky raport ka shumë mangësi dhe e kishin quajtur raport kundërthënës e tendencioz.
XS
SM
MD
LG