Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë të NATO-s


Protestat në Afganistan
Protestat në Afganistan
NATO tha se dy ushtarë të saj janë vrarë të enjten në provincën Nangahar nga një “person që mbante të veshur uniformën e Armatës Kombëtare Afgane”, i cili gjuajti me armë në drejtim të tyre.

Sulmi ndodhi vetëm disa orë, pas thirrjes së talibanëve që afganët të vënë në shënjestër bazat ushatarake dhe konvojet e trupave të huaja, duke u kërkuar që “t’i vrasin, rrahin dhe t’i zënë robër”- si kundërpërgjigje ndaj djegies së Kuranit.

Ndryshe, edhe sot janë zhvilluar protesta në pjesë të ndryshme të Afganistanit.

Afganët e zemëruar kanë sulmuar bazën amerikane në provincën lindore të Lagmanit, duke gjuajtur gurë, për të shfryrë mllefin ndaj djegies së Kuranit.
XS
SM
MD
LG