Ndërlidhjet

Obama kërkon falje për djegien e Kuranit


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama
Zyra e presidentit afgan Hamid Karzai tha se presidenti amerikan Barak Obama i ka dërguar një letër në Kabul për të kërkuar falje zyrtarisht për djegien e Kuranit në një bazë të NATO-s në Afganistan.

Në deklaratën e lëshuar nga kabineti i Karzait citohet Obama të ketë thënë se incidenti nuk ishte i qëllimshëm.

Ai thuhet se është zotuar për një hetim të plotë.

Djegia e kopjeve të Kuranit ka nxitur protesta në masë të madhe në Afganistan, disa prej të cilave kanë rezultuar të dhunshme.

Vetëm të mërkurën u raportua për shtatë të vdekur.

Ndërsa, sot, NATO njoftoi se një person i veshur me uniformë të ushtrisë afgane ka qëlluar për vdekje dy ushtarë të misionit paqeruajtës ISAF.
XS
SM
MD
LG