Ndërlidhjet

Rritet në 50 numri i viktimave në Irak


Nga sulmet në Irak, 23 shkurt 2012

Nga sulmet në Irak, 23 shkurt 2012

Të paktën 50 persona janë vrarë dhe 200 janë plagosur në një valë shpërthimesh dhe sulmesh tjera që kanë goditur pjesë të ndryshme të Irakut.

Raportohet se sulmet kishin në shënjestër kryesisht forcat e sigurisë në zonat e banuara me shiitë.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por zyrtarët thonë se sulmet duket se mbajnë shenjat dalluese me të kryengritësve sunitë që kanë lidhje me Al Kaidën.

Shumica e sulmeve që duket të kenë qenë të koordinuara kanë ndodhur në Bagdad, por sulme vdekjeprurëse është njoftuar se kanë ndodhur edhe në qytete tjera, përfshirë Bakuban, Kirkukin dhe Mosulin.
XS
SM
MD
LG