Ndërlidhjet

"Bota ta ndihmojë Somalinë"


Konferenca për Somalinë, Londër, 23 shkurt, 2012

Konferenca për Somalinë, Londër, 23 shkurt, 2012

Shtetet duhet ta ndihmojnë udhëheqjen e brishtë të Somalisë për të luftuar terrorizmin, piraterinë dhe urinë, ose të përgatiten për çmimin, ka tërhequr vërejtjen kryeministri britanik Dejvid Kameron, në një konferencë ndërkombëtare për të ardhmen e shtetit afrikan.

Rreth 50 shtete dhe organizatat ndërkombëtare kanë marrë pjesë në samitin e organizuar nga kryeministri Dejvid Kameron në Londër, përfshirë edhe qeverinë tranzitore të mëbshtetur nga Perëndimi, sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton dhe sekretarin e përgjitshëm të OKB-së Ban ki Mun.

“Për dy dekada Somalia është shkatërruar nga uria, gjakderdhja dhe varfëria më e madhe në planet”, ka thënë Kamerun në hapje të samitit.
XS
SM
MD
LG