Ndërlidhjet

Rikonfirmohet teoria e Ajnshtajnit?

  • RFE /RL

Projeksioni "Grimca e Universit", Gjenevë...

Projeksioni "Grimca e Universit", Gjenevë...

Hulumtuesit thanë se kanë gjetur një mangësi të mundshme në eksperimentin, i cili fiste për grimcat që udhëtonin më shpejt se drita.

Rezultati i eksperimentit qe pritur me skepticizëm nga komuniteti shkencor në kohën kur u bë publik në shtator të vitit të kaluar, nga ana e Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN), me seli në Gjenevë.

Shpejtësia e dritës është konsideruar nga fizikanti Albert Ajnshtajn të jetë kufiri i fundit i shpejtësisë.

Zëdhënësi i CERN-it, Xhejms Gillis, tha se e meta në eksperiment mund të lidhet me një lidhje të keqe të një fibri optik që mund të ketë ndikuar në matjen e shpejtësisë së grimcës subatomike të quajtur neutrino.

Edhe pse qenë hedhur dyshime mbi teorinë e Ajnshtajnit, vetë zyrtarë të CERN-it, thonë se ka të ngjarë që teoria e tij për shpejtësinë e dritës, të konfirmohet si e saktë.(a.i.)

Lexoni edhe këtë:
A është zbuluar “grimca e Zotit”?
XS
SM
MD
LG