Ndërlidhjet

Përplasen helikopterët, vdesin 7 marinsë amerikanë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Ushtria amerikane njoftoi se dy helikopterë të marinës amerikane janë përplasur me njëri tjetrin gjatë një ushtrimi rutinor në Arizonë, duke lënë të vdekur shtatë marinsët që gjendeshin në ekuipazh.

Në aksident u përfshinë helikopteri sulmues "Huey Cobra" dhe helikopteri i shërbimeve "Super Huey Venom".

Përplasja ndodhi afër qytetit Juma më 22 shkurt.

Raportohet se asnjë person nuk I ka mbijetuar aksidentit.
XS
SM
MD
LG