Ndërlidhjet

Marrëveshja në Bruksel-parakusht për avancim evropian?


Ilustrim
Ilustrim
Arritja e një marrëveshjeje për bashkëpunimin rajonal në kuadër të dialogut Prishtinë-BE-Beograd, interpretohet si parakusht dhe ndihmesë për hapjen e procesit të integrimit evropian për Kosovën.

Presim që Komisioni Evropian të dalë në një konferencë për media për ta njoftuar opinionin publik në Ballkan për fillimin e hartimit të një Studimi të Fizibilitetit, në mënyrë që Kosova, pas një kohe të caktuar, ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociiimit, tha ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke folur për përfitimet që Kosova do t’i ketë pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim rajonal me palën serbe.

Hoxhaj tha se përfaqësimi i Kosovës në nismat rajonale përmes një fusnote, e cila do ta merrte parasysh rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, Deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe Mendimin këshillëdhënës të GJND-së, do të avancojë pozitën e vendit në arenën ndërkombëtare.

“Modaliteti, i cili mund të gjendet sot, është një modalitet i përkohshëm, meqë zgjidhja përfundimtare e një denominimi të tillë është anëtarësimi i plotë i Kosovës në OKB dhe anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Hoxhaj, pas takimit me raportuesen e Parlamentit Evropian për çështjet e liberalizimit të vizave, Tanja Fajon, dhe eurodeputetit, Knut Flekenshtajn.

Shefi i diplomacisë kosovare, Hoxhaj, shprehu bindjen se pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim rajonal, do të rritet edhe numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën.
u do të shihni që, në javët e ardhshme, Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, do të njihet edhe nga shtetet e tjera.



Ju do të shihni që, në javët e ardhshme, Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, do të njihet edhe nga shtetet e tjera. Kjo do të thotë se jemi duke lëvizur në kontinuitet në një formë shumë pozitive drejt forcimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, vlerësoi Hoxhaj.

Me gjithë insistimin e deritashëm që dialogu Prishtinë-Beograd të mos përzihet me çështjen e liberalizimit të vizave dhe pavarësisht deklarimeve se integrimi evropian i Kosovës ndodh me përmbushjen e kritereve teknike, Fajon dhe Flekenshtajn folën për përfitimet që Kosova do t’i ketë pas një suksesi eventual të raundit në nëntë të dialogut.

Fajon tha se Parlamenti Evropian do të vazhdojë përpjekjet për t’i bindur pesë shtetet evropiane që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.

“Mendoj se jemi duke shkuar në drejtimin e duhur dhe nëse lajmet pozitive nga Brukseli perceptohen si duhet, do të mund të diskutojmë edhe me pesë shtetet evropiane që s’e kanë njohur Kosovën”, theksoi Fajon.

Për europarlamentarin Flekenshtajn marrëveshja për bashkëpunim rajonal duket të jetë parakusht për avancimin e agjendës integruese të Kosovës në BE.

“Duhet ta vrisni pulën para se ta hani atë, andaj le t’i presim lajmet e mira për të hyrë në detaje”, tha Flekenshtajn.
XS
SM
MD
LG