Ndërlidhjet

Marnak kërkon "pa kushte" liri të lëvizjes në veri


Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak.
Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak.
Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak, ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Beograd, gjatë së cilës është takuar me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.

Në mesin e çështjeve të diskutuara mësohet të jetë veçuar kthimi i përhershëm dhe i pakusht i lirisë së lëvizjes në veri të Kosovës.

“EULEX-i duhet ta vazhdojë punën e tij të rregullt dhe shumë të rëndësishme për sundimin e ligjit në veri, pa vonesa të mëtejshme. Misioni duhet ta vazhdojë punën e tij në dobi të të gjithë njerëzve. Nga situata e tanishme përfitojnë vetëm strukturat kriminale”, citon komunikata e EULEX-it zotin de Marnak.

Gjatë vizitës së tij, shefi i misionit evropian është takuar edhe me delegacionin e BE-së në Beograd, me ambasadorë, si dhe me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe me ministrin për Kosovën, Goran Bogdanoviq.
XS
SM
MD
LG