Ndërlidhjet

Gjobitet Italia - ktheu emigrantët në Libi


Gjykata në Strasburg

Gjykata në Strasburg

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka urdhëruar Italinë t’iu paguajë mijëra euro 24 emigrantëve somalezë dhe eritreanë, që ishin nisur nga Libia në drejtim të Italisë, në vitin 2009.

Anijet italiane i kanë kapur emigrantët në Detin Mesdhe dhe i kanë kthyer në Libi, në përputhje me marrëveshjen dypalëshe ndërmjet qeverisë së kryeministrit të atëhershëm italian, Silvio Berluskoni, dhe ish-kreut libian, Muamer Gadafi.

Gjykata në Strasburg ka thënë se emigrantët kanë rrezikuar “trajtim të ashpër” në Libi, ku një numër i madh i tyre “arrestohej në mënyrë sistematike”.

Ata po ashtu kanë rrezikuar të kthehen në Somali ose në Eritrea.

Gjykata ka urdhëruar Italinë të paguajë nga 15,000 euro për secilin nga 24 emigrantët.
XS
SM
MD
LG