Ndërlidhjet

Vestervelle takon Jeremiqin


Shefi i diplomacisë gjermane, Gudio Vestervelle - foto arkivi

Shefi i diplomacisë gjermane, Gudio Vestervelle - foto arkivi

Shefi i diplomacisë gjermane, Gudio Vestervelle, ka nisur takimin me homologun serb, Vuk Jeremiq, pas të cilit do t’iu drejtohet gazetarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Në orën 19, Vestervelle pritet të nisë bisedimet me presidentin serb, Boris Tadiq.

Vestervelle ka udhëtuar për vizitë të papritur në Beograd. Sipas mediave gjermane, ai pritet t’iu bëjë presion autoriteteve serbe që të shkojnë përpara në bisedimet me Kosovën dhe të përmbushin kushtet e Bashkimit Evropian, po qe se duan të marrin kandidaturën për anëtarësim në BE.

Vizita vjen në kohën kur brenda BE-së ka përçarje nëse Serbisë duhet t'i jepet statusi i kandidatit.

Bashkimi Evropian e ka shtyrë këtë vendim nga dhjetori në mars, për t’i dhënë Beogradit më shumë kohë për të bërë përparim në bisedimet me Prishtinën.
XS
SM
MD
LG