Ndërlidhjet

Mlladiq: Tribunali i Hagës, kukull e NATO-s


Ratko Mlladiq, Hagë, 23 shkurt 2012.

Ratko Mlladiq, Hagë, 23 shkurt 2012.

Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, e ka quajtur “kukull të NATO-s” Tribunalin për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, duke thënë se “ai vepron njëanshëm, kundër tij dhe serbëve të tjerë”.

Gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën e Hagës, ai ka mbajtur në dorë fotografitë e familjes dhe të vetes së tij, ku dukej me uniformën e ushtrisë serbe.

Mlladiq është ankuar se autoritetet e drejtësisë nuk i kanë lejuar bashkëshortes së tij “t’ia sillte uniformën”.

Gjykatësi Olfons Ori ka ndërprerë seancën.

"Kasapi i Bosnjës" akuzohet për krime lufte, që kanë fillin në konfliktin e Bosnjës në vitet ’90, përfshirë Masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Ai është arrestuar në maj të 2011-ës. Gjykimi i Mlladiqit pritet të nisë më 14 maj.
XS
SM
MD
LG