Ndërlidhjet

Vestervelle vlerëson përpjekjet e Serbisë


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, ka deklaruar se Gjermania do të donte që në takimin e ardhshëm të Këshillit të Evropës, Serbia të bënte një hap tutje drejt Bashkimit Evropian.

Ai i ka bërë këto komente në Beograd, pas takimit me homologun serb, Vuk Jeremiq.

“Vizita ime është mirënjohje për atë që keni bërë dhe inkurajim për metrat e tjerë që kanë mbetur”, transmetojnë mediat serbe deklaratën e Vestervelles.

Jeremiq ka thënë se Serbia ka bërë gjithçka të mundur për të përmbushur kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian, me qëllim marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Ai ka përsëritur para gazetarëve se “Serbia nuk do të pranojë kushtëzime me Kosovën”.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, BE-ja ka shtyrë vendimin për kandidaturën e Serbisë, duke i kërkuar normalizimin e marrëdhënieve me shtetin kosovar.

Shqyrtimi i radhës i kërkesës së Serbisë do të bëhet muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG