Ndërlidhjet

SHBA-Pakistan: Bisedime konstruktive


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton - foto arkivi
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton - foto arkivi
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se ajo dhe ministrja e Jashtme pakistaneze, Hina Rabani Khar, “kanë zhvilluar bisedime konstruktive në lidhje me shqetësimet e përbashkëta”.

Takimi i së enjtes, që zuri vend në margjinat e një konference ndërkombëtare në Londër, vjen në kohën kur marrëdhëniet midis dy aleatëve janë të tensionuara, sidomos pas incidentit të vitit të kaluar, kur nga sulmi i SHBA-së humbën jetën 24 ushtarë pakistanezë.

Ngjarja shkaktoi një rishikim të marrëdhënieve me SHBA-në në Parlamentin e Pakistanit.

Më shumë detaje nga takimi i së enjtes nuk janë bërë të ditura ende.
XS
SM
MD
LG