Ndërlidhjet

logo-print

Dialogu mund të vazhdojë edhe të premten


Pamje nga takimet e mëhershme...

Pamje nga takimet e mëhershme...

Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit kanë vazhduar edhe në orët e vona të së enjtes. Burimet e Bashkimit Evropian thonë se ka shumë gjasa që ato të vazhdojnë edhe nesër, kur do të shënohej dita e tretë e këtij raundi.

Ndonëse flitet për atmosferë të mirë në tryezë, nuk ka njoftim zyrtar se palët janë në prag të marrëveshjeve.

Siç është raportuar edhe më herët, Prishtina dhe Beogradi po diskutojnë për bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.

Ky raund i dialogut vjen pas disa muajsh ndërprerje, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale. Autoritetet kosovare kanë këmbëngulur në përfaqësimin e tyre si shtet, përderisa ato serbe kanë insistuar në Rezolutën 1244 të OKB-së.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës është pajtuar që poshtë emrit të Kosovës në forumet rajonale të figurojë fusnota që përfshin edhe 1244-shin.

Marrëveshja e fundit në mes të palëve është ajo për menaxhimin e integruar të kufirit, e arritur në fund të vitit të kaluar, përkatësisht në raundin e tetë të bisedimeve.
XS
SM
MD
LG