Ndërlidhjet

Shkon në 60 numri i viktimave në Irak


Bakuba, 23 shkurt 2012

Bakuba, 23 shkurt 2012

Të paktën 60 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 225 të tjerë janë plagosur në valën e sulmeve të së enjtes në Irak.

Raportet që citojnë zyrtarët policorë thonë se ato kishin në shënjestër forcat e sigurisë në zonat e banuara me shumicë shiite.

Përgjegjësinë për incidentet nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse dyshimet hidhen te kryengritësit që kanë lidhje me Al Kaidën.

Sulmet kanë zënë vend në disa qytete, përfshirë Bagdadin, Bakuban, Kirkukun dhe Mosulin.
XS
SM
MD
LG