Ndërlidhjet

Kofi Anan - emisar special për Sirinë


Ish-kreu i OKB-së, Kofi Anan, dhe shefi aktual i organizatës, Ban Ki-mun.
Ish-kreu i OKB-së, Kofi Anan, dhe shefi aktual i organizatës, Ban Ki-mun.
Ish-sekretari i OKB-së, Kofi Anan, është emëruar emisar special i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu aktual i OKB-së, Ban Ki-mun, dhe shefi i Ligës Arabe, Nabil Elarabi.

“Anan do të angazhohet për fundin e dhunës dhe të shkeljeve të të drejtave të njeriut, si dhe për promovimin e një zgjidhjeje paqësore të krizës në Siri”, thuhet në deklaratën e OKB-së.

Siria është përfshirë nga protestat anti-qeveritare që nga marsi i vitit të kaluar. Protestuesit kanë hasur në shtypjen e regjimit, çfarë ka rezultuar me disa mijëra të vrarë.
XS
SM
MD
LG