Ndërlidhjet

Stefanoviq: Prishtina me "qëndrim të ngurtë"


Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq - foto arkiv

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq - foto arkiv

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se ekipi i tij “do të luftojë deri në fund” për të zgjidhur çështjen e përfaqësimit rajonal të Kosovës, pavarësisht, siç është shprehur, qëndrimit të ngurtë të delegacionit të Prishtinës.

Mediat serbe citojnë Stefanoviqin të ketë thënë se Beogradi është i gatshëm që në prezantimin rajonal të Kosovës, pos Rezolutës 1244, të përfshihet edhe “një tjetër dokument i rëndësishëm ndërkombëtar, siç është opinioni këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Stefanoviq ka thënë se i mbetet Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar “që të mos lejojnë askënd të mbajë peng euro-integrimin e Ballkanit Perëndimor”.

Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, nuk raportohet të jetë prononcuar për media.

Dy palët kanë zhvilluar dy ditë bisedime, të cilat pritet t’i vazhdojnë edhe sot.
XS
SM
MD
LG