Ndërlidhjet

logo-print

SHBA sanksionon grupin euroaziatik të krimit


Uashington

Uashington

Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj shtatë anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të sindikatës kriminale “Qarku i Vëllezërve”, të cilën Uashingtoni e akuzon për përfaqësimin e grupeve kriminale që veprojnë në Kirgizi, Uzbekistan, Rusi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe gjetkë.

Sanksionet ngrijnë asetet e tyre amerikane dhe ndalojnë qytetarët amerikanë që të angazhohen në transaksione financiare me ta.

Në deklaratën e bërë publike, Departamenti i Thesarit e ka quajtur organizatën në fjalë “një grup multietnik të krimit, i përbërë nga udhëheqës dhe anëtarë të lartë të disa grupeve kriminale të Euroazisë”.

Të sanksionuarit përfshijnë Vlladisllav Leontijevin dhe Vasili Krostoforovin, të akuzuar për trafikim droge dhe krime të tjera. Leontijev kërkohet edhe nga autoritetet ruse.
XS
SM
MD
LG