Ndërlidhjet

Rud sfidon Gillardin


Ish-ministri i Jashtëm i Australisë, Kevin Rud.

Ish-ministri i Jashtëm i Australisë, Kevin Rud.

Kevin Rud, i cili këtë javë ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Jashtëm të Australisë, tha se do të përpiqet të rrëmbejë sërish pushtetin, duke sfiduar direkt kryeministren e tanishme, Julia Gillard.

Kjo e fundit ka planifikuar për të hënën votimet për udhëheqjen e partisë, në përpjekje për të hedhur poshtë ambiciet e Rudit për t’u kthyer në pushtet.

Gillard e ka larguar Rudin nga posti i kryeministrit në qershor të 2010-ës, përmes një grusht-shteti të brendshëm të partisë.

“Nuk është sekret se qeveria jonë ka shumë punë për të bërë , për të fituar besimin e popullit australian. Që nga e hëna, unë do të nis rivendosjen e besimit”, ka thënë Rud.

Ky i fundit ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Jashtëm, gjatë një udhëtimi në SHBA, duke thënë se nuk mund të vazhdojë rolin e tij pa mbështetjen e kryeministres.
XS
SM
MD
LG