Ndërlidhjet

Njëzetedy aktakuza për furnizuesin e Wikileaks-it


Ushtari Bredlli Mening - foto arkiv
Ushtari Bredlli Mening - foto arkiv
Bredlli Mening, ushtari amerikan që ka furnizuar Wikileaks-in me dokumente të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, është ngarkuar me 22 aktakuza.

Akuzat për 24-vjeçarin përfshijnë ndihmën për armikun, e cila mbart dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.

Mening akuzohet se ka furnizuar Wikileaks-in me më shumë se 700,000 raporte ushtarake nga Iraku dhe Afganistani, si dhe dokumente sekrete të SHBA-së, gjatë kohës sa ka shërbyer në Irak, përkatësisht në periudhën nëntor 2009 – maj 2010.

Rrjedhja e dokumenteve ka hedhur dritë mbi vdekjet e civilëve dhe ka krijuar tensione diplomatike për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, e cila ka thënë se një gjë e tillë ka kërcënuar sigurinë kombëtare.

Data e nisjes së gjykimit të Meningut nuk është caktuar ende.
XS
SM
MD
LG