Ndërlidhjet

Më pak se 50 serbë ndjekin premierën e Zholit


Anxhelina Zholi - aktore e Hollivudit
Anxhelina Zholi - aktore e Hollivudit
Premiera e filmit të Anxhelina Zholit në Beograd ka zgjuar interesimin e një numri të vogël të shikuesve.

Siç raportojnë mediat lokale, bëhet fajlë për më pak se 50 persona që kanë shikuar filmin “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit”, gjatë premierës në Serbi.

Filmi që flet për luftën në Bosnjë, është pritur me armiqësi në mesin e serbëve, të cilët thonë se bazohet në portretizim të njëanshëm të konfliktit.

“Në tokën e gjakut dhe të mjaltit” flitet për historinë e një gruaje boshnjake-myslimane dhe një burri serb, të cilët bien në dashuri para luftës dhe takohen përsëri gjatë konfliktit – kur ai është oficer në ushtrinë serbe, ndërsa ajo e burgosur në një kamp.
XS
SM
MD
LG