Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat kundër djegies së Kuranit


Kabul
Kabul
Afganët kanë protestuar për të katërtën ditë me radhë, kundër djegies së Kuranit në një bazë të NATO-s në Afganistan.

Agjencitë perëndimore të lajmeve thonë se të paktën një protestues është qëlluar dhe plagosur, kur policia ka hapur zjarr në drejtim të turmës së mbledhur në Kabul, pas lutjeve të së premtes.

Të paktën 15 njerëz, përfshirë dy ushtarë të NATO-s, raportohet të jenë vrarë në tre ditët e fundit të dhunës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka kërkuar falje për incidentin, duke thënë se nuk ka qenë i qëllimshëm,

Talibanët kanë hedhur poshtë kërkim-faljen e Obamës dhe u kanë bërë thirrje afganëve të sulmojnë trupat e huaja.
XS
SM
MD
LG