Ndërlidhjet

Fusnota me 1244 dhe mendimin e GJND-së

  • RFE /RL

Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshje për baskëpunimin rajonal, ka konfirmuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton.

Emri i Kosovës (Kosovo*) do të paraqitet me fusnotën, në të cilën thuhet se ky shënim është pa paragjykim për pozicionin mbi statusin dhe është në linjë me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe mendimin e GJND-së mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ka thënë Kocijançiq, për Radion Evropa e Lirë.

Palët kanë arritur marrëveshjen edhe për menaxhimin e integruar të kufijve.

Diplomatët e Bashkimit Evropian kanë mirëpritur të dyja marrëveshjet.

“Këto dy marrëveshje janë një hap i madh përpara. Ato nuk janë të rëndësishme vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe BE-në”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, dhe të komisionarit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle.

Sipas Eshtonit, objektiv i dialogut është që palët të ndihmohen në rrugën e tyre drejt Evropës.

“Dua t’i përgëzoj të dyja palët. Njëra vë në formë operacionale marrëveshjen për menaxhimin e integruar të pikave kufitare; tjetra konsolidon bashkëpunimin rajonal dhe siguron që secili të përfaqësohet siç duhet. Të dyja këto janë hapa të mëtejshëm në rrugën evropiane”, ka thënë Eshton.

Sipas komisionarit Fyle, “marrëveshja demonstron angazhimin e të dyja palëve për të ardhmen evropiane”.

“Marrëveshja e sotme po ashtu përforcon bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe agjendën e zgjerimit me rajonin e Ballkanit perëndimor”, ka thënë Fyle.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG