Ndërlidhjet

logo-print

Ish-biznesmeni britanik ekstradohet në SHBA


Kristofer Tapin

Kristofer Tapin

Biznesmeni i pensionuar britanik, i cili ka komplotuar shitjen e komponentëve raketorë për Iranin, është ekstraduar për në Shtetet e Bashkuara.

Kristofer Tapin u ka thënë gazetarëve në Aeroportin “Heathrow” të Londrës se trajtimi i tij është “një turp” dhe se ai do të duhej të gjykohej në Britani.

Prokurorët amerikanë akuzojnë Tapinin se ka bërë përpjekje për eksporte të paligjshme të baterive elektrike për raketat tokë-ajër, të cilat do të dërgoheshin në Iran.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me 35 vjet heqje lirie. Tapin i hedh poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG