Ndërlidhjet

Feith: Marrëveshja çon Kosovën drejt BE-së


Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith, ka mirëpritur marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal që kanë arritur Prishtina dhe Beogradi.

"Ky rezultat është shumë i rëndësishëm për lëvizjen domethënëse të të dyja vendeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Unë e përgëzoj Qeverinë e Kosovës për përkushtimin e treguar për të marrë vendime të rëndësishme, të cilat do të çojnë përpara synimin e Kosovës për t'u integruar në BE dhe për të siguruar përfaqësim të pavarur të institucioneve të Kosovës në forumet dhe organizatat rajonale dhe në ato të BE-së”, ka thënë Feith.

Ai u ka bërë thirrje të dyja palëve që t'i zbatojnë marrëveshjet e arritura sa më parë që të jetë e mundur.
XS
SM
MD
LG