Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq: Edhe Evropa, edhe Kosova

  • RFE /RL

Boris Tadiq

Boris Tadiq

Me arritjen e marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se është konfirmuar politika “Edhe Evropa, edhe Kosova”.

Kosova, në forumet rajonale, nuk do të përfaqësohet si shtet i pavarur, por në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së dhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Tadiq.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e hapur për dialog me Kosovën, me qëllim gjetjen e kompromiseve për problemet e njerëzve të zakonshëm, të cilat “gjithmonë do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe interesat e qytetarëve



Stefanoviq: Marrëveshja në përputhje me interesat e Serbisë



Kreu i ekipit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se marrëveshja për bashkëpunimin rajonal është plotësisht në përputhje me interesat kombëtarë të Serbisë.

Sipas tij, nën emrin e Kosovës në nismat rajonale do të figurojë “një yll”, ndërsa në fusnotë do të lexohet: “Ky emër nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për deklaratën e pavarësisë së Kosovës”.

Stefanoviq ka thënë se përmbajtja e fusnotës “është plotësisht në përputhje edhe me interesat kombëtarë, edhe me Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Serbisë”.

Kryenegociatori serb tha se tashmë është e qartë se Serbia i ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Këshilli i Evropës, për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. (v.t.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG