Ndërlidhjet

Tahiri: Fusnota - fjollë bore


Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.
Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.
Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se me arritjen e marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal, Kosova do të përfaqësohet si të gjitha shtetet e rajonit.

“Nga sot, Kosova do të përfaqësohet njësoj si të gjitha shtetet e rajonit dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është se Kosova do të mund të nënshkruajë vetë marrëveshje. Nuk ka më nevojë për UNMIK-un”, ka thënë Tahiri para gazetarëve në Bruksel.

E pyetur të komentojë faktin e mospërfshirjes së kërkesës së Prishtinës, përkatësisht Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, në fusnotën për prezantimin rajonal, Tahiri ka thënë një gjë e tillë ndodhet në mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Ajo fusnotë është si fjollë bore, do të shkrihet me kalimin e dimrit”, ka thënë Tahiri.

Kryenegociatorja kosovare ka thënë se sot është arritur marrëveshje me rëndësi historike, sepse me të “hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet Kosovë-BE”.
XS
SM
MD
LG