Ndërlidhjet

Kosova "të përfaqësohet me emrin kushtetues"


Logo e LDK-së
Logo e LDK-së
Me rastin e arritjes së marrëveshjes për përfaqësimin rajonal ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka rikonfirmuar qëndrimin e saj se "Republika e Kosovës duhet të përfaqësohet në të gjitha nismat rajonale si vend sorvan dhe i pavarur, me emrin e vet kushtetues".

"Duke ritheksuar përkushtimin e vet të përhershëm për perspektivën e Republikës së Kosovës në BE dhe në strukturat euroatlantike, si dhe duke ritheksuar përkushtimin e thellë për miqësi të përhershme me SHBA-në, LDK-ja vlerëson se aspirata historike e popullit të Kosovës për integrime mund të arrihet vetëm duke i forcuar institucionet e pavarura të vendit, demokracinë dhe pavarësinë e vendit brenda dhe në raportet ndërkombëtare", thuhet në komunikatën e kësaj partie.
XS
SM
MD
LG