Ndërlidhjet

Hejg: Prishtina e Beogradi të vazhdojnë dialogun


Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg.
Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg.
Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg, ka mirëpritur njoftimin e Bashkimit Evropian për marrëveshjen e bashkëpunimit rajonal që ka arritur Prishtina dhe Beogradi, ashtu si dhe atë për zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit.

“Unë kam mirëpritur edhe propozimin e Komisionit Evropian për të nisur studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Hejg.

Diplomati britanik ka përgëzuar presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për, siç ka thënë, gatishmërinë e tyre për të lënë mënjanë sfidat e së kaluarës dhe për të treguar guximin e nevojshëm për arritjen e këtyre marrëveshjeve, të rëndësishme për të ardhmen evropiane.

“Britania e madhe mbetet mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të BE-së me të gjitha vendet e Ballkanit. Unë i bëj thirrje edhe Kosovës, edhe Serbisë që të mbeten të angazhuara në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka thënë Hejg.
XS
SM
MD
LG