Ndërlidhjet

Ambasada Amerikane mirëpret marrëveshjen


Kristofer Dell, ambasador amerikan në Kosovë
Kristofer Dell, ambasador amerikan në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes një deklarate dërguar mediave, ia uroi Kosovës nënshkrimin e sotëm të marrëveshjeve për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK) dhe për bashkëpunimin rajonal.

"Këto marrëveshje shërbejnë për të forcuar shtetësinë e këtij shteti duke i lejuar Kosovës që të ketë një ulëse në tavolinë dhe të përfaqësojë veten në forumet rajonale. Ne i duartrokasim udhëheqësisë që është treguar me rastin e finalizimit të këtyre marrëveshjeve dhe kompromiseve të vështira që janë bërë për të forcuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës", thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Siç tha sot edhe lehtësuesi i dialogut nga BE-ja, Robert Cooper, citon Ambasada, “kjo është e rëndësishme sepse e bën Kosovën pjesëmarrëse të plotë me të drejtën e saj në takimet dhe ngjarjet rajonale dhe do të lejojë përparim të mëtuttjeshëm drejt marrëdhënieve kontraktuale me BE-në. Kështu, Kosova do të përcjellë kursin e njëjtë evropian sikur të gjithë të tjerët në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me perspektivën e saj evropiane”.

"Ne inkurajojmë forcat demokratike që të shfaqin përkrahjen e tyre për këto marrëveshje nga të cilat Kosova përfiton gjersa ajo forcon pavarësinë e saj dhe përparon drejt së ardhmes evropiane", thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG