Ndërlidhjet

Protestë kundër takimit "Miqtë e Sirisë"


Nga takimi "Miqtë e Sirisë", Tunis, 24 shkurt, 2012

Nga takimi "Miqtë e Sirisë", Tunis, 24 shkurt, 2012

Disa qindra mbështetës të presidentit sirian Bashar al-Asad janë përpjekur që të hyjnë më forcë në një hotel në Tunis, ku janë mbledhur liderë perëndimorë dhe arabë për t’i kërkuar Sirisë ndaljen e aksioneve kundër opozitës.

Raportohet se një turmë që ka arritur me autobusë në Hotel Palace, në një periferi të Tunisit, është munduar që të depërtojë në portat e hotelit.

Por, policia i ka kthyer prapa dhjetëra protestues.

Zyrtarë të lartë nga më shumë se 60 shtete, përfshirë edhe sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, kryediplomaten evropiane Kethrin Eshton dhe ministrin e jashtëm francez Alen Zhype janë mbledhur në Tunizi në konferencën “Miqtë e Sirisë”.

Më herët, diplomatët e Bashkimit Evropian kanë emërtuar shtatë ministra të Sirisë që do të jenë në shënjestër të sanksioneve të BE-së, për shkak të aksioneve vdekjeprurëse ndaj protestuesve.
XS
SM
MD
LG