Ndërlidhjet

"Marrëveshja hap në drejtimin e duhur"


Guido Vestervelle, ministër i jashëm gjerman

Guido Vestervelle, ministër i jashëm gjerman

Shefi i diplomacisë gjermane, Gudio Vetservelle, e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel dhe ka vlerësuar se ky është një hap i madh në drejtimin e duhur.

“Ky është një hap i madh në drejtimin e duhur, në drejtimin kah një rajon paqësor dhe i qëndrueshëm, kah partneriteti rajonal, si dhe kah perspektiva evropiane e të dy shteteve”, është cituar të ketë thënë Vestervelle nga një njoftm për media i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin.

Sipas ministrit Vestervelle, ky është edhe sukses i politikës unike të jashtme evropiane.

Ai ka thënë se pret që Beogradi e Prishtina të zbatojnë marrëveshjet, meqë sipas tij kjo do të ishte e rëndësishme për shqyrtimin e perspektivës evropiane të Serbisë në javën e ardhshme në Bruksel.
XS
SM
MD
LG