Ndërlidhjet

Daçiq: Marrëveshja na mundëson kandidaturën


Ivica Daçiq, ministër i Brendshëm i Serbisë
Ivica Daçiq, ministër i Brendshëm i Serbisë
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se marrëveshja e arritur në Bruksel, do t’i mundësojë Serbisë marrjen e kandidaturës për anëtarësim në BE.

“Me rëndësi është që marrëveshja i mundëson Serbisë marrjen e kandidaturës për anëtarësim, vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe zbatimin e marrëveshjeve të deritashme”, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Beograd.

Ai ka vlerësuar se tanimë është e qartë se presioni i bashkësisë ndërkombëtare, BE-së dhe SHBA-së, kësaj here ka rënë mbi Prishtinën.

Sipas tij, marrëveshja është një kompromis nga i cili secili merr ngapak nga ajo që dëshiron, por, më e rëndësishme siç ka thënë ai, “është që Serbia ka treguar se di të mbrojë interesat kombëtare dhe shtetërore.
XS
SM
MD
LG