Ndërlidhjet

AAK: Marrëveshja kthen Kosovën në kohën e UNMIK-ut


Flamuj me logon e AAK-së
Flamuj me logon e AAK-së
Marrëveshjen e arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, zyrtarët e lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kanë parë si marrëveshje në vazhdën e pajtimeve të arritura deri më tash mes dy vendeve, e që sipas tyre nuk po realizohen ashtu siç do të duhej.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, nënkryetari i kësaj partie Ahmet Isufi, tha se pozicioni i Kosovës dhe paraqitja e saj në bashkëpunimet rajonale duke u prezantuar edhe me Rezolutën 12 44 është e kthen Kosovën në pozicionin në të cilin ka qenë dikur në kohën e UNMIK-ut.

“Kthimi i Rezolutës 12 44 është rikonfimimi i prezencës së UNMIK-ut dhe po ashtu pa Republikën e Kosovës që do të duhet të ishte formulim në marrëveshje, cenon të arriturat që kanë qenë deri me tani në Kosovës”, tha Isufi.
XS
SM
MD
LG