Ndërlidhjet

Thirrje për armëpushim në Siri


Protestë kundë Bashar al Asadit, Siri
Protestë kundë Bashar al Asadit, Siri
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton tha se regjimi sirian do të “ketë në duart e veta edhe më tej gjak”, po që se nuk i përmbush kërkesat për armëpushim të dala nga një grup prej 70 vendeve perëndimore dhe arabe, të cilët u takuan në Tunis.

Delegacioni i Arabisë Saudite, megjithatë, ka braktisur sallën, për shkak të siç ka thënë “pasivitetit” të të tubuarve.

Ndërsa, ministri i jashtëm francez, Alen Zhype tha se Bashkimi Evropian do t’i ngrijë asetet e Bankës Qendrore të Sirisë që nga 27 shkurti, në një përpjekje për t’i dhënë fund aksioneve qeveritare ndaj opozitës.

Takimi “Miqtë e Sirisë” u zhillua ndërsa dhuna ka vazhduar në vend. Aktivistët thonë se në provincën qendrore të Hamës janë vrarë të paktën 18 civilë, përfshirë 7 anëtarë të një familjeje.
XS
SM
MD
LG